Prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir që vranë 23-vjeçaren
Prokuroria e Tiranës kërkon 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, babë e bir të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit.
Prokuroria ka kërkuar 25 vite për Faikun Bucin dhe 25 të tjera për djalin tij.
Faik Buci akuzohet se në bashkëpunim me të birin vrau në vitin 2012 vajzën e tij, pasi nuk ishin dakord që ajo të bashkëjetonte me të dashurin e saj.
Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 dhe trupi i Eglantina Bucit u gjet i groposur në Dajt.
Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, u ekzekutua me një plumb në kokë dhe u gropos. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.
Shkëlzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate