Prokuroria për Krime në Serbi rrit numrin e aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024.
Shumica e tyre janë ngritur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), ky është rezultat i presionit politik nga autoritetet dhe mediat proqeveritare në Serbi.
Ndonëse Serbia vazhdoi me arrestimin e shtetasve të Kosovës në pikat kufitare edhe në vitin 2024 , shumica e aktakuzave janë ngritur ndaj personave që nuk janë të arritshëm për sistemin gjyqësor serb.
Sipas Fondit, në vend të përmirësimit të bashkëpunimit me Kosovën, po vihet në praktikë gjykimi në mungesë.
Viti 2024 u karakterizua, gjithashtu, nga mungesa e bashkëpunimit me vendet fqinje, zvarritja e gjykimeve për krimet e luftës të viteve ’90, dënimet joproporcionale për të dënuarit, si dhe mosndjekja penale e pjesëtarëve të lartë të forcave serbe.
Përgjatë këtij viti vazhdoi glorifikimi publik i kriminelëve të dënuar të luftës dhe u lancua një fushatë shtetërore për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?