Prokuroria Publike monitoron procesin zgjedhor në RMV
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut do të jetë nën monitorim të rreptë nga Prokuroria Publike.
Institucioni në fjalë ka krijuar një Komision të përkohshëm për vëzhgimin e parregullsive të mundshme gjatë procesit të votimit.
Prokurorët do të jenë në terren gjatë të gjithë kohës së zgjedhjeve në të gjithë komunat ku ka rivotim për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, ndërkohë që janë ngarkuar edhe me detyra shtesë.
Në një komunikatë të shpërndarë për mediat nga organi akuzës theksohet se prokurorët publikë janë të përkushtuar në luftën kundër krimeve të lidhura me procesin zgjedhor dhe votimin, duke kontribuar në shtypjen dhe parandalimin e tyre.
Sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në 44 komuna dhe qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Të drejtën e votës e kanë 1.353.990 votues që do të votojnë në 2481 vendvotime.
Në këtë raund të dytë zgjedhjesh votuesit zgjedhin mes dy kandidatëve që fituan më shumë vota në raundin e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania