Prokuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro pasuri në një vit
Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.
Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.
Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.
Mësohet se janë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore, sakaq për gjykim janë dërguar 7 procedime penale me 8 të pandehur.
“Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur”- njofton Prookuroria.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës