Prokurorja belge në SPAK, dosjet “e nxehta” që do diskutohen me Altin Dumanin

5 Nëntor 2024 | 11:44

Mesditën e së hënës ka mbërritur në SPAK prokurorja belge Ann Fransen. Ajo do të takohet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë.

Autoritetet belge kanë disa çështje për krimin e organizuar që janë duke hetuar në bashkëpunim me palën shqiptare.

Vizita e prokurores është në kuadër të bashkëpunimit që SPAK ka me autoritetet e huaja. Prokurorja belge pritet të takohet jo vetëm me Dumanin por edhe prokurorë të tjerë që kanë dosje që lidhen me kriminalitetin e shtetasve shqiptarë në Belgjikë.

Ka disa dosje që janë hetuar në bashkëpunim me autoritetet belge, si ajo e “Toyota Yaris”, ku autoritetet belge kanë kërkuar që të zbardhet nga drejtësia shqiptare, duke ofruar edhe asistencë nga autoritete gjyqësore belge. Çështja është riçelur pas disa përgjimeve në Sky Ecc. Për këtë çështje aktualisht qëndron në burg ish-kryeprokurori Vlorë Aurel Zarka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026