Pronar i bazës logjistike të bandave, lihet në burg 40-vjeçari. Deklarata në gjykatë
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vjeçarin Aleks Lulashi, i cili u arrestua nga policia si pronari i banesës në zonën e e Fushë-Kuqes, e cila shërbente si një bazë logjistike për grupet kriminale.
Ashtu sikurse dhe gjatë marrjen në pyetje në polici, Lulashi mohoi të ketë lidhje me ndonjë grup kriminal.
Sipas tij sendet e paligjshme që mbante në banesë thjesht i shiste dhe i blinte për përfitime.
Sipas policisë, Lulashi dispononte objektin ku furnizoheshin me mjete, grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.
Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë operacionit u sekuestruan: 1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit; 5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur; 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë; 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim; Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës