“Pronari rrahu policin që i qëlloi kamarierin”/ Policia reagon për ngjarjen në Vlorë

27 Korrik 2025 | 14:29

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një hotel të njohur në zonën e Skelës në Vlorë ku një 18-vjeçar që punonte si kamarier u dhunua teksa puninte.

Ish-shefi i Rrugores së Vlorës, aktualisht oficer i Policisë Kufitare Dibër, A.I , dhunoi së bashku me një person tjetër, kamerierin në lokal, për shkak të një ngatërrese me porosinë.

Isufi u pezullua nga detyra pas publikimit të ngjarjes dhe videos që e tregonte teksa godiste me shpulla dhe grusht në fytyrë 18-vjeçarin.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për media policia bën me dije se pas ngjarjes, pronari i hotelit ku ndodhi ngjarja, bashkë me disa persona të tjerë është konfliktuar fizikisht me oficerin e policisë dhe shokune e tij duke i shkaktuar dëmtime fizike.

“Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve A.I dhe L.B rezulton se ka shkuar pronari i lokalit shtetasi V.B, i datëlindjes 07.07.1972, banues në lagjen “Pavarësia 2”,Vlorë, dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë edhe gazetari lokal E.M si dhe disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar.

Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit A.I (i shtruar në spital) dhe L.B.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:

  1. V.B, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje”.
  2. E.M, (gazetar), për veprën penale “Plagosja e Lehtë me Dashje”.
  3. L.B, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje””, sqaron policia.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili...
10:27 | 24/07/2026

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e...
10:23 | 24/07/2026