Propaganda ndikon te rusët, 73% e të anketuarve mbështesin luftën në Ukrainë

4 Qershor 2022 | 17:53

Shumica e rusëve, kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga pushtimi, mbështesin luftën në Ukrainë, por vëmendja e tyre ndaj saj ka filluar të zbehet.

Një sondazh i fundit nga Qendra e pavarur Levada, e njohur si agjent i huaj në Rusi thotë se 73 për qind e të anketuarve besojnë se “operacioni special ushtarak” është i suksesshëm.

Për shumicën e rusëve, televizioni është burimi kryesor i informacionit.

Lev Gudkov, kreu i Qendrës Levada, i vetmi anketues i madh i pavarur në Rusi, i cilësuar si ‘agjent i huaj’ nga autoritetet ruse, thotë se mbështetja publike për luftën është rezultat i një përpunimi total të vetëdijes masive nga makineria e propagandës shtetërore.

“Kjo është pothuajse një bllokadë informacioni dhe censurë totale. Një masë e madhe e popullsisë informohet vetëm me lajmet që janë në televizion. Dhe nga televizoni vjen një demagogji  agresive, gënjeshtra dhe propagandë. Vetëm një linjë, me manipulimin e fotove dhe me një drejtim shumë të fortë. Ne po flasim jo vetëm për ndikimin aktual të papritur të propagandës, çështja është shumë më serioze, propaganda ngriti ato shtresa që ishin zhvilluar dhe ishin karakteristike për epokën sovjetike”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)

Ukraina kreu sulme në shkallë të gjerë në Rusinë qendrore gjatë natës, duke synuar një numër deposh dhe një objekt nafte, sipas Kievit dhe autoriteteve...
15:29 | 18/07/2026

Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit

Ish-mbrojtësi i Spanjës, Joan Capdevila, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë pasi iu mohua leja për të hyrë në Shtetet e...
14:42 | 18/07/2026

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026