Propagandë nga fasadat e ndërtesave publike, KQZ letër partive

18 Prill 2021 | 19:51

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026