Propagandë ruse në BE, Belgjika nis hetimet, De Croo: Moska ka paguar eurodeputetët
Belgjika po heton një rrjet pro-influencës ruse, i dyshuar se ka vepruar në zemër të institucioneve evropiane në Bruksel.
Kryeministri Alexander De Croo deklaroi se Moska kishte afruar dhe paguar anëtarë të Parlamentit Evropian për të përhapur propagandën e Kremlinit në Evropë.
Ai konfirmoi se autoritetet gjyqësore kishin hapur një hetim zyrtar.
“Në nivel kombëtar, autoritetet tona gjyqësore kanë konfirmuar se kjo ndërhyrje është subjekt e hetimeve. Pagesat kesh nuk u bënë në Belgjikë, por ndërhyrja po. Duke qenë se Belgjika është zemra e institucioneve evropiane, ne kemi përgjegjësinë për të ruajtur votën e lirë dhe të sigurt për çdo qytetar”, tha Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës.
Një hetim i udhëhequr së fundmi nga autoritetet çeke çoi në çmontimin e një operacioni propagande ruse, i kanalizuar përmes kompanisë holandeze “Voice of Europe”, që vetëprezantohet si një media informative. Ajo ka intervistuar 16 euro-deputetë.
Hetimi çek çoi në arrestime të mëtejshme në Poloni dhe inteligjenca çeke deklaroi se politikanë nga të paktën 6 vende të BE-së mund të përballeshin me hetim.
Lajmi vjen 2 muaj përpara se votuesit evropianë të hedhin votën, në një kohë kur frika se elementë të Kremlinit mund të manipulojnë informacionin për të cenuar procesin po rritet.
“Ne meritojmë votime ku njerëzit të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe ne të respektojmë rezultatet. Por duhet të jenë evropianët ata që duhet ta bëjnë këtë zgjedhje dhe asnjë vend tjetër”, u shpreh De Croo.
Ndërsa hetimi belg është në zhvillim, De Croo i kërkoi agjencisë evropiane të drejtësisë penale, Eurojust, ta trajtojë çështjen. Ai do ta ngrejë atë kur liderët e 27 vendeve të mblidhen në Bruksel javën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Belgjika vendi i parë që ndalon cigaren elekronike. Vendimi hyn në fuqi në 2025
- Belgjika merr presidencën e BE-së. Kryeministri tregon prioritetet
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë