Propozimi për vetingun në politik, Basha: Çdo politikan të kalojë në sitë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me banorët e Belshit i është përgjigjur interesimit lidhur me vettingun në politikë. Basha tha se tani është koha për tu treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.
Kreu i PD shtoi se kur ligji të shkojë në parlament ata që do të votojnë pro do të jenë të sinqertë dhe të pakorruptuar, ndërsa ata që do të rreshtohen kundër tregojnë se kanë gjëra pë rtë fshehur.
“Para dy ditësh kam çuar një propozim në parlament, ligjin për vettingun e politikanëve. Çdo politikani, vit për vit t’i hetohet pasuria e tij, pasuria e familjes së tij, pasuria e rrethit të tij shoqëror një herë në vit.. Pra, këtu ndahet shapi nga sheqeri. Këtu ndahet kush e ka luftën kundër korrupsionit për sy e faqe dhe kush e ka në të vërtetë.
Do vij ligji në parlament, ata që votojnë pro do të thotë që janë të sinqertë. Pse nuk do e votosh ti këtë? Këtij procesi i nënshtrohen gjyqtarët, këtij procesi i nënshtrohen prokurorët, këtë kontroll e bëjnë edhe policët, këtë kontroll e bën edhe punonjësi i gardës, pse most ë bëhet kontrolli për politikanët? Për deputetët, për kryetarët e bashkive, për ministrat, të gjithë institucionet e rëndësishme të shtetit të bëhet kontroll, verifikim i thelluar i pasurisë me parimin ndiq paranë. Kaq e thjesht është. Kjo që po bëjmë ne nuk ka të bëjë me SPAK-un, kjo ka të bëjë pastrimin e politikës nga politikanët të cilët nuk justifikojnë pasurinë e tyre”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta