Miratimi i kuadrit negociues, presidenca gjermane qartëson tekstin për Shqipërinë
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel në orët e mbrëmjes për të vendosur mbi përfundimet për vendet e zgjerimit dhe për miratimin ose jo të kuadrit negociues për Shqipërinë, sipas propozimit të presidencës gjermane.
Teksti përfundimtar për Shqipërinë ndërkohë ka ndryshuar, siç njofton korrespondenti i Euronews Albania Ernest Bunguri.
“Në tekstin e parë nuk ishte e qartë nëse me plotësimin e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëria duhej apo jo të bënte përpjekje të tjera, dhe ajo që ka bërë Gjermania është që pjesën për përpjekjet e nevojshme në vijim edhe për pjesën e kushteve para hapjes së kapitujve të parë, e ka zbritur në fund të tekstit dhe nuk e ka lidhur me fjalinë që përfundonte me pjesën e konferencës së parë ndërqeveritare duke e qartësuar se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe po vijon me plotësimin e kushteve të tjera dhe do të vijojë me plotësimin e tyre pas konferencës,” – u shpreh Bunguri.
“Këshilli e mirëpret vendosjen e Shqipërisë për të përparuar agjendën e reformave të BE-së, të cilat i hapën vendit rrugën drejt vendimit për të nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në në mars të 2020. Këshilli aktualisht po shqyrton/miraton kuadrin negociues për anëtarësimin e Shqipërisë, e cila kë bërë një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve që duhet të plotësohen përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli i bën thirrje Komisionit të monitorojë nga afër përmbushjen e reformave të kërkuara dhe të informojë Këshillin sapo të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare të jenë plotësuar me qëllim që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejtë. Vendi duhet të punojë më shumë në prioritetet e paracaktuara nga Këshilli për paragrafin 10 të konkluzioneve të 25 marsit 2020,” – shkruhet në tekstin e ndryshuar tashmë, të cilin Euronews Albania ka mundur ta shqyrtojë.
Po sot presidenca gjermane ka propozuar që të miratohet kuadri negociues vetëm për Shqipërinë, kjo pasi Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga çështja politike me Bullgarinë.
Rreth orës 20:00 pritet të nisë diskutimi ndërsa Holanda dhe Franca pritet të shfaqin skepticizmin e tyre për tekstin e presidencës gjermane, pasi ato edhe më herët janë shfaqur të ngurta përballë procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lexoni gjithashtu:
Zgjerimi, bllokohet vendimmarrja, Italia kërkon nga Gjermania përmirësim të tekstit për Shqipërinë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta