Protesta anti-ekstremiste në Gjermani, qytetarët kundër CDU për bashkëpunimin me AfD

2 Shkurt 2025 | 11:16

Disa dhjetëra mijëra njerëz mbushën rrugët në qytete të ndryshme gjermane, për të protestuar kundër influencës së të djathtës ekstreme në politikat për emigracionin.

Vetëm në Hamburg policia deklaroi se 65 mijë persona dolën në demonstratë. Shumë manifestues u fokusuan tek kandidati i CDU-së për kancelar, Friedrich Merz, që propozoi dy drafte anti-emigracion në Bundestag më herët gjatë javës.

Merz, pretendenti kryesor në zgjedhjet e këtij muaji, shkeli një zotim afatgjatë për të mos bashkëpunuar me ekstremistët e Alternativës për Gjermaninë të mërkurën, kur ai pranoi votat e saj për të kaluar draftin e tij.

Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, partitë që përbëjnë estabilishmentin politik të Gjermanisë kanë refuzuar bashkëpunimin me subjektet ekstremiste.

Ndaj dhe demonstruesit shprehën zemërimin e tyre ndaj bllokut konservator për shkeljen e kësaj tabuje duke bashkuar forcat me AfD-në.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit

Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të mërkurës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që ka goditur Spanjën këto ditë,...
12:00 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026