Protesta anti-NATO, thirrje për FREXIT – ç’po ndodh në Francë?

10 Tetor 2022 | 20:40

Çfarë është FREXIT – dhe pse po shtynë mijëra francezë drejt protestave anti-NATO?

Një turmë masive protestuesish marshuan nëpër qendrën e Parisit këtë fundjavë duke kërkuar që Franca të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e saj ndaj NATO-s dhe BE-së, raportuan mediat ndërkombëtare.

Disa dhjetëra mijëra protestues anti-NATO mbushën rrugët duke kërkuar që Franca të largohet nga aleanca, mes një krize energjetike që vazhdon të thellohet.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë energjetike në të gjithë Evropën dhe partitë politike opozitare të ekstremit të djathtë në Francë duket se kanë përfituar nga situata e tensionuar për t’iu bashkuar protestave.

Të mërkurën, udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen deklaroi se nëse fitonte presidencën, ajo do të largohej nga komanda ushtarake e aleancës së udhëhequr nga SHBA.

Ndërkohë, marshimi u organizua nga partia Les Patriotes (Patriotët) e udhëhequr nga Florian Philippot, ish-nënkryetari i Mitingut Kombëtar të Marine Le Pen.

I quajtur “takimi kombëtar i rezistencës”, tubimi tërhoqi “mijëra” njerëz, sipas Philippot, i cili ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2014-2019.

Demonstruesit mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej “Rezistencë” dhe pankarta më të vogla që shkruanin “Frexit” – një referencë ndaj kërkesës që Franca të largohet nga BE.

Sipas videove të publikuara nga Philippot në rrjete sociale, turma brohoriste: “Të dalim nga NATO!” Ata kërkuan gjithashtu rrëzimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe dënuan furnizimin e qeverisë së tij me armë ndaj Ukrainës.

Zyrtarët francezë nuk kanë komentuar mbi tubimin dhe nuk kanë dhënë shifra zyrtare për numrin e demonstruesve. Edhe mediat franceze kryesisht e injoruan këtë ngjarje. Sipas faqes së internetit të Les Patriotes, mitingje të ngjashme u mbajtën edhe më 3 dhe 17 shtator.

Trazirat vijnë ndërsa Franca gjithnjë e më shumë po përpiqet të përballet me krizën e vazhdueshme të energjisë, një shkak kryesor i së cilës është politika e sanksioneve të BE-së.

Muajin e kaluar, kreu i rregullatorit të energjisë CRE paralajmëroi se familjet franceze mund të përballen me ndërprerje të energjisë këtë dimër nëse ka periudha të gjata të të ftohtit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026