Protesta anti-qeveritare në Gjeorgji, nuk pranohet rezultati i zgjedhjeve

25 Nëntor 2024 | 16:24

Disa mijëra persona mbajtën një protestë përpara Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi, në prag të sesionit të parë të legjislaturës së re.

Protestuesit u zotuan se do ta kalonin natën jashtë godinës, duke akuzuar partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane për manipulim të zgjedhjeve të tetorit.

Anëtarë të opozitës njoftuan gjithashtu refuzimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet parlamentare.

“Protesta do të zgjasë gjatë natës dhe nesër ata duhet të dëgjojnë zërin tonë se këto zgjedhje ishin të manipuluara dhe nuk kanë legjitimitetin e popullit gjeorgjian dhe as atë të komunitetit ndërkombëtar”, tha Khatia Dekanoidze, kryetare e Lëvizjes për Unitet Kombëtar.

Protestat erdhën pas zgjedhjeve të 26 tetorit që mbajtën në pushtet partinë pro-ruse Ëndrra Gjeorgjiane. Kundërshtarët e saj pretendojnë se procesi ishte i manipuluar dhe akuzojnë Rusinë fqinje për ndërhyrje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se partia në pushtet kishte fituar 54% të votave dhe krerët e saj kanë hedhur poshtë akuzat për shkelje.

Vëzhguesit evropianë deklaruan nga ana tjetër se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë përçarëse të karakterizuar nga korrupsioni, votimi i dyfishtë dhe dhuna fizike.

Presidentja pro-evropiane e vendit tha më herët gjatë muajit se do t’i apelonte zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Qershorin e kaluar, BE pezulloi pa afat aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim, pasi Parlamenti i vendit miratoi ligjin e stilit rus kundër ndërhyrjeve të huaja.

Ëndrra Gjeorgjiane ka çuar përpara edhe ligje të tjera të ngjashme me ato të Kremlinit për të penguar fjalën e lirë dhe të drejtat e komunitetit LGBT+.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026