Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Gjeorgji, kreu i komisionit spërkatet me bojë

16 Nëntor 2024 | 16:51

Kreut të Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë, Giorgi Kalandarishvili iu hodh bojë brenda Komisionit në Tbilisi teksa priteshin rezultatet e votave.

Ky hap vjen nga një anëtar komisioni nga partia opozitare ‘Lëvizja e Bashkuar Kombëtare’ menjëherë pas fitorës së partisë qeverisëse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ me 53.93% të votave në 26 tetor.

Mbështetësit e opozitës kanë hedhur poshtë rezultatet duke hedhur akuza se votimi ishte manipuluar, se rezultatet nuk pasyqronin ‘zgjedhjen e vërtetë’ të votuesve, një akuzë që partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ e mohon.

Kalandarishvili u përgjigj duke thënë se përdorimi i “presionit, bullizmit dhe fyerjeve personale” dëshmojnë se nuk ka prova të manipulimit të votave.

Nga ana tjetër, njerëzit u mblodhën jashtë godinës së Komisionit në shenjë proteste ndaj rezultatit zyrtar ku disa prej tyre ishin arrestuar nga policia.

Të shumta kanë qenë reagimet mbi rezultatet e këtyre zgjedhjeve, duke i përshkruar se po zhvilloheshin në një atmosferë “përçarëse” të shënuar nga raste të ryshfetit, votimit të dyfishtë dhe dhunës fizike.

Një reagim tjetër vjen nga Presidentja Salome Zourabichvili, e cila ka hedhur poshtë rezultatet zyrtare, dhe thotë se Gjeorgjia ka rënë viktimë e presionit nga Moska kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidentja Zourabichvil, mban një pozicion kryesisht ceremonial dhe i ka kërkuar SHBA-së dhe BE-së të mbështesin demonstratat.

Zyrtarët në Uashington dhe Bruksel kanë kërkuar një hetim të plotë të zgjedhjeve, ndërsa Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026