Protesta anti-qeveritare në Sllovaki, qytetarët përkujtojnë vrasjen e gazetarit

22 Shkurt 2025 | 14:03

Disa mijëra qytetarë manifestuan në mbarë Sllovakinë për të përkujtuar 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova, që u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në lindje të kryeqytetit Bratisllavë, në 2018-n.

Dy të rinjtë ishin 27 vjeç asokohe dhe vrasja e tyre shkaktoi protesta masive. Kriza politike që pasoi çoi në rrëzimin e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Robert Fico.

Kuciak po hetonte lidhjet e paligjshme të qeverisë me biznesmenë të dyshimtë dhe me eksponentë të mafies kalabreze, Ndrangheta, kur u vra.

Në manifestimin e së premtes, njerëzit e pranishëm duartrokitën prindërit e gazetarit dhe nënën e Kusnirovas, të cilët i përshëndetën qytetarët nga një podium.

“Nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi letargjikë dhe të presim dikë që të na zgjidhë problemet tona. Prandaj duhet të luftojmë dhe unë besoj se kjo protestë do të kontribuojë në këtë aspekt”, deklaroi babai i Jan, Jozef Kuciak përpara turmës.

Marina Koçner, një biznesmen i akuzuar si organizator i vrasjes, u shpall i pafajshëm nga gjykata pak vite më parë. Por prokurorët janë të bindur se Koçner pagoi autorin material të vrasjes dhe e kanë apeluar vendimin.

Protesta është pjesë e një mobilizimi madhor anti-qeveritar për shkak të politikave pro-ruse të kryeministrit Robert Fico dhe është më e madhja që prej vrasjes në 2018-n.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026