Protesta e grave në Ukrainë, kërkojnë pushim për ushtarët

28 Tetor 2023 | 17:15

Në disa qytete të Ukrainës u zhvilluan gjatë së premtes protesta, ku manifestuesit, kryesisht gra, kërkuan pushim për ushtarë që ndodhen në fushëbetejë prej 18 muajsh. Ato këmbëngulin se ushtarët kanë nevojë për rikuperim dhe propozojnë për rotacion të tyre në vijën e frontit.

“Ata janë psikologjikisht dhe fizikisht të lodhur. Ata nuk mund të qëndrojnë atje që prej fillimit të luftës dhe të na mbrojnë të gjithë ne ukrainasit. Ata kanë nevojë për pak pushim”, thotë një vajzë.

Situata në vijën e frontit, megjithatë, nuk duket të jetë shumë e përshtatshme për një rotacion masiv të trupave. Ushtria ruse ka rritur presionin në Donetsk, duke u përpjekur të pushtojë të gjithë rajonin.

Ndërkohë, në Kombet e Bashkuara po ngrihen shqetësime për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të furnizimit të vazhdueshëm me armë dhe municione jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Rusisë nga Irani dhe Koreja e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026