Protesta e “Mundësisë” para Gjykatës Kushtetuese, Shehaj: Po mbrojmë drejtësinë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj këtë të enjte së bashku me disa mbështetës po protestojnë para ambienteve të Gjykatës Kushtetuese ku pritet të nisë seanca lidhur me pezullimin e ministres, Belinda Balluku. Shehaj u shpreh se do të paraqesë 20 mijë firma të cilat i ka mbledhur nga qytetarët për të treguar se shqiptarët mbështesin drejtësinë dhe se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.
“Gjykata Kushtetuese u përdor nga Rama në rastin e Veliajt me një vendim skandaloz ku tha se një kryetar bashkie në burg me tre vendime gjykate që konfirmuan arrestimin e tij, sipas Gjykatës Kushtetuese duhet të qëndrojnë në detyrë.
Qëllimi i dorëzimit të firmave është t’i tregojmë opinion publik dhe ndërkombëtarëve që mbështesin drejtësinë se populli shqiptar është me drejtësinë. Nëse shikojmë se çfarë bën Rama nga hakërimi i email-eve, nga linçimi i prokurorëve duke i share e ofenduar, ai do të ndryshojë edhe ligjet për të kapur drejtësinë.
Ne do të tregojmë se qytetarët shqiptarë nuk rrijnë dhe ngrejnë zërin dhe duan një Shqipëri ku merr fund pa ndëshkueshmëria”, tha ai.
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:23 Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu