Protesta e opozitës, Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës

25 Nëntor 2024 | 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me protestën kombëtare që opozita ka planifikuar për ditën e martë në kryeqytet.

Berisha tha se protesta është në vazhdën e mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë, të cilës iu referua me termin “narkoshteti”.

Berisha theksoi se strategjia e opozitës nuk është dhuna, duke theksuar se “mosbindja civile nuk nënkupton një lëvizje guerile kundër diktaturës”.

“PD do vazhdojë me mosbindjen civile

Strategji tjetër është dhuna dhe forca.

Por PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës. Është për mosbindje civile.

Se diktatura dy rrugë ka, ose mosbindje civile ose luftë guerile.

Ne jemi përcaktuar qartë për mosbindje civile.

Ne e vazhdojmë këtë me bindjen më të thellë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.

Një njeri që është marrë dikur me një diktaturë, e ka të qartë vështirësitë që qëndrojnë për rrëzimin e një diktature.

Por sot, rrëzimi i narkodiktaturës së vetme në Europë bëhet çdo ditë e më e mundshme.

Mos harroni një gjë, sa herë keni thënë me veten tuaj apo në studio se sa e izoluar është opozita shqiptare.

Dhe unë nuk them se e keni pasur gabim, jo.

Por ju e shihni me shpejtësi të rrufeshme kjo opozitë gjendet para një solidariteti të jashtëzakonshëm.

Ju garantoj se kjo nuk ndodh për sytë e saj të bukur.

As se është opozitë.

Por kjo ndodh për shkak të realitetit dramatik me të cilin lufton kjo opozitë.

Pra, po krijohet një ndërgjegje ndërkombëtare dhe do të krijohet gjithnjë e më e madhe kundër saj.

Narkoshteti i vetëm dhe i pari në Europë nuk ka të ardhme ndaj dhe ne vazhdojmë besimplotë në kauzën e drejtë.

Ne e mbrojtëm këtë kauzë atëherë kur askush nuk na mbështeste.

Po të vërtetën duhet ta mbrosh edhe në vetmi absolute.

Sot ne kemi një mbështetje që nuk e kemi pasur kurrë më parë dhe jam shumë mirënjohës.

Por ky është detyrim shumë i madh për në për të vazhduar këtë betejë me të gjithë potencialin tonë dhe të përmbushim misionin që kemi, përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026