Protesta e opozitës/ Binaj: Të shohim çfarë bëjnë fermerët dhe qytetarët në Europë

24 Janar 2026 | 18:47

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit të anulluara, ka folur për mikrofonin e Euroneës Albania këtë të shtunë në protestën e thirrur nga opozita. Binaj është shprehur se protesta duhet të ketë, sipas tij, simbolikën e saj.

“Jam për protesta ku të gjithë duhet të japin një lloj kontributi, jo thjesht me fjalë, duke reaguar në mënyra të ndryshme. Shumë e bukur do të ishte që qeset e plehrave që kemi në shtëpi t’i çojmë te ai institucion që nuk na përfaqëson. Nëse duhet t’i ngjajmë Europës dhe vlerave europiane, ne po shohim çfarë ndodh në Europë: fermerët dhe qytetarët i vënë zjarrin qyteteve. Nuk po them që ta shkatërrojmë, pasi gjysmën e kemi shkatërruar vetë dhe gjysmën politika, kështu që shumë pak ka mbetur për t’u shkatërruar këtu. Por, nëse duhet t’u ngjajmë atyre dhe të përqafojmë vlerat europiane, duhet t’u ngjajmë edhe si europianë dhe të zëmë vend si të tillë këtu. Jo, ne artistët kemi Molotov artistik,” – e mbylli ai.

https://streamable.com/8s7imh
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej më shumë se një muaji...
09:22 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026