Protesta e PD, Mediu: Ne hapëm rrugën e ndryshimit, SHBA na mbështeti drejt NATO-s

8 Shkurt 2025 | 18:02

Në protestën e kësaj të shtunë janë zhvendosur përpara kryeministrisë jo vetëm militinatë por dhe qytetarë të pa angazhar, grupe interesi që preken nga politika e qeverisë Rama.

Gjatë fjalimit hyrës ka folur kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili e nisi fjalën e tij në protestën e opozitës me një përshëndetje, që sipas tij vjen nga miqtë amerikane në Kongres dhe Senat.

“U sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë nga SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Miq që duan një Shqipëri të drejtë me zgjedhje të lira. Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan në emër të lirisë.

Qeveria niset me qëllimin që njerëzit mos të kenë forcë dhe zë e të ulin kokën përballë varfërisë dhe korrupsionit. Jemi këtu për atë çfarë kemi ndërtuar dhe po shkatërrohet, jemi ata që hapëm rrugën  e ndryshimit, jemi ne që pritëm Presidentin e SHBA-së, George Bush i cili deklaroi dy arritjet më të mëdha të shqiptarëve pas pavarësisë: Shqipëria në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne jemi ata që kemi ndërtuar në interesin tonë kombëtar, atë që është më e mira, jo për politikën po për Shqipërinë. Qeveria e sotme kërkon ti shuaj të gjitha këto. Nuk është partia forca, por janë  njerëzit e lirë që do të luftojnë përballë krimit dhe korrupsionit për të bërë ndryshimin e madh. Shqipëria nuk ka drejtësi sepse përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve”, tha Fatmir Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026