VIDEO-LIVE| Berisha marshon drejt Kryeministrisë, nis protesta e PD

8 Shkurt 2025 | 17:29

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga eksponentë të PD dhe mbështetës të kësaj partie kanë nisur marshimin drejt sheshit para Kryeministrisë, aty ku do t’i bashkohet protestuesve të tjerë demokratë.

Gazetari Ardit Hoxha raportoi se në listën e personave që pritet të mbajnë një fjali në protestën e PD veç Berisha dhe Meta, që pritet t’u drejtohet protestuesve përmes një mesazhi zanor, do të mbajnë një fjalim edhe Agron Duka, Fatmir Mediu dhe 2 përfaqësues të FRD.

Autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Forca të shumta policore janë vendosur përreth Kryeministrisë, por edhe në institucione të tjera kyçe si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë objektiva të protestave të dhunshme.

Raportohet se efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundër-gaz, për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026