Protesta e opozitës: Blindohet kryeministria, efektivët rrethojnë dhe parlamentin

8 Shkurt 2025 | 16:28

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të zhvillojnë këtë të shtunë, në orën 17:00, një protestë kombëtare përballë Kryeministrisë.

Ky tubim është lajmëruar si vijim i aksionit të mosbindjes civile nga ana e Partisë Demokratike, në një kohë kur prej disa javësh vijon procesi i regjistrimit të diasporës, nga e cila opozita shpreson të vijë një votë proteste.

Mbështetësit e opozitës kanë nisur grumbullimin në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, prej nga ku do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Forca të shumta policore janë vendosur përreth Kryeministrisë, por edhe në institucione të tjera kyçe si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë objektiva të protestave të dhunshme. Raportohet se efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundër-gaz, për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm.

Burime nga selia blu e cilësojnë protestën si një shfaqje force nga opozita, ndërsa pritet që grumbullimi të organizohet sipas ndarjeve të përcaktuara nga strukturat e PD-së. Një grup i të rinjve të FRPD-së do të shoqërojë liderin e opozitës, Sali Berisha, dhe pjesën tjetër të lidershipit në marshimin drejt Kryeministrisë.

Protesta zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, vetëm pak javë para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026