Protesta e studentëve të mjekësisë, Manastirliu: Jemi ende në bisedime
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, sa i takon protestës së studentëve të mjekësisë.
Ajo tha se janë ende në proces diskutimesh për këtë çështje dhe qeveria nuk ka ende një model gati.
“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekanë për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar, do ua përcjellim,” – u shpreh Manastirliu.
Studentët e mjekësisë refuzojnë propozimin e qeverisë për të qëndruar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Në të kundërt, qeveria ka lënë në dispozicion mundësinë për të paguar tarifën e plotë të studimeve dhe ata mund të largohen lirisht. Bëhet fjalë për një tarifë rreth 13 fish më e lartë se çfarë studentët paguajnë aktualisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane