Protesta masive në Beograd, Marta Kos: Demonstruan një numër i jashtëzakonshëm

16 Mars 2025 | 09:54

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos deklaroi se një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve serbë demonstruan në mënyrë paqësore të shtunën në Beograd dhe theksoi se duhet të pasohet një marrëveshje për reformat e nevojshme për rrugën evropiane të Serbisë.

Ajo në rrjetin social X ka shkruar se një numër i paprecedentë i qytetarëve serbë kanë demonstruar në mënyrë paqësore, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta e të përgjegjshme demokratike. Marta Kos falënderoi të gjithë ata që siguruan sigurinë e tyre.

“Një numër i paprecedentë i qytetarëve serbë demonstroi në mënyrë paqësore sot në Beograd, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta dhe të përgjegjshme demokratike. Falenderoj të gjithë ata që siguruan sigurinë e tyre. Një marrëveshje për reformat, të cilat janë të nevojshme për rrugën e Serbisë në BE duhet të pasojë”, shkroi Marta Kos në X.

Protesta “15 për 15” u mbajt në Beograd të shtunën, e thirrur nga studentët që kanë bllokuar fakultetet në katër universitete në të gjithë Serbinë për tre muaj e gjysmë dhe kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave kur u shemb tenda e stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar. (fundi)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026