Protesta më e madhe sindikale në Itali në mbështetje të Gazës
Është protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë nga sindikatat italiane, në mbështetje të civilëve në Gaza dhe të misionit humanitar ndërkombëtar Global Sumud Flotilla, i cili po përpiqet të dërgojë ndihma në Gazën e shkatërruar nga lufta.
Grevat, të njoftuara javën e kaluar, pritet të shkaktojnë ndërprerje si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Transporti detar, logjistika dhe arsimi janë ndër fushat që pritet të preken nga kjo grevë e përgjithshme.
Sa i përket rrjetit hekurudhor, greva vijon, ndërsa transporti lokal është ndërprerë në disa qytete.
Kjo është një nga protestat kryesore që po zhvillohet në Romë, ku mbi 100,000 njerëz janë bashkuar në tubim kryesisht studentë, anëtarë të sindikatave dhe grupe pro-palestineze.
Protestuesit kërkojnë që qeveria italiane të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, të vendosë sanksione dhe që kryeministrja e Italisë të mbajë një qëndrim të qartë kundër operacionit ushtarak izraelit në Gaza.
Ndërkohë, partitë opozitare në Itali po bëjnë thirrje për njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq