Protesta në Budapest, qytetarët: Në shesh kundër retorikës së urrejtjes në Hungari
Pasditen e së dielës, mijëra vetë protestuan kundër fushatave të urrejtjes së qeverisë në Sheshin e Heronjve në Budapest, Hungari.
Takimi i parë kombëtar i Rretheve Civile Digjitale u mbajt në një arenë sportive në Budapest.
Audienca ishte e përzgjedhur me kujdes, ku vetëm personat e regjistruar kishin të drejtë të merrnin pjesë në aktivitetin elektoral. Rrethe u krijuan pas shpalljes së Viktor Orban në Tusványos, me synimin për të ndërtuar një komunitet online të përkushtuar për mbrojtjen e kulturës, gjuhës dhe identitetit hungarez.
Kryeministri foli për mënyrën se si Europa, në kuptimin e saj klasik, është gjë e së kaluarës, me pjesën perëndimore që sipas tij po përballet me një krizë serioze.
“Na nevojitet guxim intelektual dhe shpirtëror për të marrë frymë thellë dhe për të thënë: Europa që kemi njohur dhe dashur ka mbaruar. Nëse e mohojmë, humbim kohë; nëse e themi hapur, fitojmë kohë”, tha në reagimi ne tij Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, urrejtja, agresioni dhe fushatat denigruese janë të përhapura në krahun opozitar, dhe se kjo mund të ndryshohet vetëm nëse patriotët hungarezë dalin përpara dhe ngrihen në mbrojtje të vetes.
Protesta dhe peticioni
Në të njëjtën kohë, mijëra vetë protestuan kundër fushatave të urrejtjes dhe për një diskurs publik të pastër, në Sheshin e Heronjve. Demonstrata jopartiake u organizua nga kompania e pavarur e teatrit LOUPE, për të kundërshtuar mesazhet që ndajnë jetën e përditshme, nxisin frikë dhe fushata urrejtjeje.
“Edhe nëse do të ketë një ndryshim regjimi vitin e ardhshëm, nuk shoh ndonjë ndryshim drastik të ndodhë. Gjithçka është në duar private, dhe ata e kanë siguruar që do të kenë ende njëfarë kontrolli edhe nëse nuk janë në qeveri.”
“Loupe” kishte nisur më herët një peticion kundër fushatës së urrejtjes së Fidesz-it, i cili u nënshkrua nga më shumë se 200,000 njerëz.
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi