Protesta para ambasadës franceze në Niger: Perëndimi, jashtë vendit tonë

31 Korrik 2023 | 17:47

Disa mijëra mbështetës të fraksionit që mori nën kontroll shtetin afrikan të Nigerit përmes një grushti shteti kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit Niamej, duke valëvitur flamurin rus, duke brohoritur emrin e presidentit Putin dhe duke denoncuar Francën si ish-fuqi kolonialiste para selisë së ambasadës së saj.

Vetë Parisi zyrtar ka njoftuar ndërprerjen e ndihmave për Nigerin. “Franca ka ndërprerë me efekt të menjëhershëm ndihmat buxhetore dhe kërkon rivendosjen e rendit kushtetues”, ka deklaruar në Twitter ministrja e Jashtme, Catherine Colonna. Por protestat nuk janë ndalur.

“Do të doja t’i thosha Bashkimit Evropian, Bashkimit Afrikan dhe organizatave të tjera, ju lutem na lini të qetë”, thotë një qytetar.

I njëjti mesazh u përsërit edhe nga regjimi i ri i Nigerit. “Iu kujtojmë organizatave ndërkombëtare vendosmërinë tonë për të mbrojtur vendin tonë”, deklaroi koloneli Amadu Abdramane në një mesazh televiziv.

Ndërkohë, Bashkimi Afrikan i ka dhënë regjimit një ultimatum 15-ditor për të rivendosur qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026