Protesta, PD e Berishës sqaron skenarin e ri: Vendimi i fundit për rrëzimin e Ramës

30 Janar 2023 | 21:07

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi se nesër do të ketë një mbledhje Kryesie të Partisë Demokratike, ku do të diksutohet për datën e protestës.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bumçi u shpreh se korruptimi i ish-zyrtarit të FBI-së nga kryeministri Edi Rama, tregon se vendi ka kaluar në monizëm.

“Shqipëria sot është realisht në një moment kritik, jo se e themi ne, por e tregojnë të gjithë treguesit. Më i rëndësishmi është braktisja e vendit. Përballë këtij kalbëzimi, duke marrë parasysh edhe skandalin e fundit, ku kryeministri ka korrptuar zyrtarin e FBI-së për të goditur opozitën, tregon se kjemi të bëjmë me monizëm.

Data do merret. Ne kemi një mbledhje Kryesie nesër. Do diskutojmë për këtë gjë, padyshim. Kjo është çështja kryesore. Kjo shoqëri, pas 32 vitesh demokraci nuk mund të pranojë më një diktator të ri”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026