Protesta për çmimet, Arben Shkodra: Publiku të kërkojë transparencë nëse ka abuzim

6 Tetor 2021 | 21:13

Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, tha në emisionin “Now” se qytetarët duhet të protestojnë për të kërkuar transparencë nëse ka abuzim me çmimet e larta.

Z. Shkodra tha për protestën e sotme përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve se është bërë për arsye se qytetarët kane ndjerë rritjen e çmimit të bukës dhe janë ndikuar nga deklarata e kryeministrit Rama për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

Arben Shkodra tha se protestat paqësore duhen kthyer në kulturë, për të kërkuar transparencë por edhe për të bërë një “presion pozitiv” ndaj qeverisë dhe ekzekutivit.

“Duhet ta kthejmë në kulturë protestën paqësore për të kërkuar më shumë transparencë, për të kuptuar më shumë, por edhe për të bërë një presion pozitiv ndaj qeverisë, ekzekutivit, ligjvënësve të ndryshëm, që ne të kemi zhvillim dhe demokraci”, u shpreh Arben Shkodra.

“Duhet bërë protestë për transparencë për menaxhimin e financave publike, sistemeve shtetërore”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026