Protesta për çmimet, Ervin Goci: Do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie
Në Tiranë po zhvillohet protesta kundër rritjes së çmimit të ushqimeve, karburanteve dhe produkteve apo shërbimeve të tjera, për të dytën ditë radhazi këtë muaj.
Në protestë morën pjesë qytetarë, shoqëri civile, aktivistë dhe pedagogë, siç është rasti i Ervin Gocit.
Goci thotë se do të jetë prezent “në çdo protestë kundër kësaj qeverie”.
Në protestë ka marrë pjesë çdo grup-moshë, ndër ta edhe pensionistë të cilët ankohen për rritjen e çmimit të ushqimeve bazë, si vaji, apo vezët.
“Me pension nuk blej dot asgjë”, tha një pensionist.
Qeveria ka krijuar dy borde transparence, një për karburantet e një për ushqimet për të kontrolluar rritjen e çmimeve, por çmimet e përcaktuara nga bordi kanë qenë shpesh më të larta se të produkteve nëpër dyqane.
Të shumtë janë ata që kanë kërkuar mosfunksionimin e këtyre bordeve, pasi në mbledhjet e fundit Bordi për karburantet ka caktuar çmim rekord për naftën dhe benzinën, duke e rritur në 258 lekë litri.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima