Protesta për Klodian Rashën, arrestohen 59 persona, policia apel prindërve të ndalojnë të miturit
Policia njoftoi mesditën e së premtes për arrestimin e 59 personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 116 të tjerëve të cilët morën pjesë në protestën e së enjtes për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.
Në njoftimin e saj, policia theksoi se “tubimi ishte i paligjshëm” dhe “përshkallëzoi në veprime të dhunshme ndaj institucioneve dhe punonjësve të policisë”. Ajo u bëri thirrje familjarëve që “të mos lejojnë minorenët të marrin pjesë në tubime apo të keqpërdoren nga më të rriturit, pasi pjesëmarrja vetëm rrezikon integritetin e tyre fizik dhe vështirëson punën e policisë në menaxhimin e tubimit, për të parandaluar dhunën dhe shkatërrimin e pronës shtetërore dhe asaj private”.
Protesta e mbrëmjes së të enjtes u shpërbë në disa grupe, të cilat kryen veprime të dhunshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sheshin Skënderbej, rrugën Myslym Shyri, zonën e ish-Bllokut, ndaj selisë së Partisë Socialiste, Ministrisë së Financave dhe disa bizneseve.
Policia tha se u godit me gurë dhe fishekzjarrë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe si pasojë e përplasjeve me protestuesit u lënduan 5 punonjës.
Në deklaratën e saj policia thotë se u ka bërë disa herë thirrje protestuesve të shpërndahen, por ka hasur në kundërshtinë e tyre. Ajo e cilëson “neutralizimin e personave të dhunshëm dhe të atyre që bënin thirrje për grumbullime dhe dhunë ndaj policisë” të kryer “në përdorim të të gjitha mjeteve të ligjshme”.
Të gjitha rastet e plagosjes së punonjësve të policisë janë filmuar dhe në sajë të këtyre filmimeve janë kryer arrestimet.
Tashmë 59 personat e arrestuar janë vënë nën akuzë të:
- Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme
- Kundërshtim i punonjësve të policisë
- Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit
- Prishja e qetësisë publike
- Shkatërrim i pronës me zjarr
- Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë
- Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike
Lidhur me ngjarjen e 8 dhjetorit ku mbeti i vrarë nga një punonjës policie Klodian Rasha, Drejtoria e Përgjithshme distancohet nga rasti duke theksuar me keqardhje se “askush nuk mund ta njehsojë Policinë e Shtetit me një individ që kreu një akt të dënueshëm ligjërisht dhe askush nuk mund ta pengojë Policinë e Shtetit të kryejë detyrën e saj në mbrojtje të rendit publik, komuniteteve dhe qytetarëve”.
Lexoni gjithashtu:
Shoqatat e gazetarëve të indinjuara nga dhuna dhe arrestimi i gazetarit Xhoi Malësia
Protesta për Klodian Rashën, Avokati i Popullit kundër dhunës policore ndaj të miturve
Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën
”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta