Protesta pranë landfillit të Sharrës për inceneratorët, reagon Ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar për protestën që do të zhvillohet pranë landfillit të Sharrës, pasditen e sotme e organizuar nga Partia e Lirisë.
Në një njoftim për mediat Ambasada ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin pjesë në këtë tubim.
“Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.”- shkruan Ambasada.
Mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ftoi qytetarët në protestën që kjo forcë politike do të organizojë këtë të martë në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë sot, në mënyrë që të mos vajtojnë vitin e ardhshëm për shpopullimin masiv.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se tubimet tjera do të jenë për skemat e tjera të mashtrimit, krimit dhe grabitjes.
“Do të jetë një protestë e parë që do të vijohet dhe nga tjera. E fillojmë te inceneratorët sepse skema e krimit është flagrante dhe pa dyshim që do të vazhdojmë dhe në skema të tjera të krimit, grabitjes që u bëhet qytetarëve tanë. Do të jetë një protestë paqësore por dhe konkrete, ”- theksoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta fton qytetarët në protestë: Të bëhemi bashkë, mafia duhet ndalur sot
- “Skema grabitje e krimi”, Meta paralajmëron protesta të tjera në vijim
- Petro Koçi ‘provokon’ Bylykbashin: Ilir Meta është si incenerator
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve