Protesta të dhunshme kundër reformës së pensioneve në Francë

24 Mars 2023 | 08:10

Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë.

Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm, shkruan REL.

Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient – ku një ndërtesë administrative u sulmua, si dhe iu vu zjarri oborrit të komisariatit të policisë.

Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës.

Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve.

Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të njoftuan se shkatërruan një kullë mbikëqyrjeje që i përkiste Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në bregdetin juglindor të Iranit. Lajmin e njoftoi ushtria sot...
17:17 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
16:54 | 17/07/2026

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026