Protesta të dhunshme në Francë
Nuk ka qetësi në Francë. Me dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.
Policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve dhe u vunë flakën disa automjeteve.
Policia e Parisit, tha se rreth 500 protestues ishin të infiltruar për të shkaktuar kaos. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 100 persona ishin arrestuar në të gjithë Francën, në protestat paralele në qytete të mëdha si Marsejë e Lion.
Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin gjatë të shtunës mbi projekt-ligjin që do të ndalonte publikimin e imazheve të oficerëve të policisë gjatë punës së tyre.
Kritikët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë. Prej ditësh Franca është përfshirë nga protesta mbi projekt-ligjin, protesta që u intensifikuan pasi u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një person me ngjyrë.
Duke iu përgjigjur reagimit të ashpër, partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron tha javën e kaluar se pjesë të ligjit do të rishkruhen. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar kundërshtarët e saj. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë the se nuk mund të lejoj të thuhet se ne reduktojnë liritë në Francë. Është një gënjeshtër e madhe. Ne nuk jemi Hungari ose Turqi”, shtoi ai.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush