Protesta të dhunshme në Senegal, 9 viktima për të mbrojtur liderin e opozitës
Të paktën nëntë persona humbën jetën gjatë përleshjeve midis policisë dhe mbështetësve të liderit të opozitës së Senegalit, Ousmane Sonko, sipas njoftimit të qeverisë të premten.
Pas dhunës, autoritetet vendosën një ndalim gjithëpërfshirës për përdorimin e disa platformave të rrjeteve sociale.
Shumica e viktimave ndodhën në kryeqytetin e Dakarin dhe qytetin jugor të Ziguinçorit, ku Sonko shërben si kryebashkiak, shkruan REL.
Në përgjigje të situatës, ministri i Brendshëm, Antoine Felix Abdoulaye Diome, deklaroi se rrjetet sociale si Facebook, WhatsApp dhe Twitter, të cilat po përdoreshin për të nxitur protestat, janë pezulluar.
Diome siguroi publikun se qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e individëve dhe pronës dhe se siguria do të përforcohej në të gjithë vendin.
Të enjten, Sonko u shpall fajtor për korruptim të të rinjve, por u lirua nga akuzat në lidhje me përdhunimin dhe kërcënimet me vdekje ndaj një gruaje të punësuar në një sallon masazhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)