Protesta e studentëve në Serbi, analisti: Vuçiç do ta dorëzojë postin e presidentit
Në një lidhje live për Euronews Albania me Franko Egro, analisti serb Dusan Janiç komentoi zhvillimet e fundit dhe ndikimin e protestave në skenën politike serbe.
Ai u shpreh se protesta e paralajmëruar nga studentë pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme për opozitën dhe lëvizjen studentore, duke theksuar se nuk përjashtohet mundësia që protestuesit të kërkojnë largimin e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas Janiç, presioni ndaj Vuçiç po rritet vazhdimisht, teksa theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka nisur të mbajë një qëndrim më të qartë ndaj qeverisjes së tij.
“Kjo është më tepër fokusi kryesor i opinionit publik, momenti kur do të kemi protestat masive. Presim që të ketë më shumë njerëz se ç’kishte vitin e kaluar në sheshin Slavia. Personalisht nuk e di çfarë të presim. Duhet të mbështesim parullën “Studentët fitojnë”. Kjo është një parullë e mirë për zgjedhje, nuk do të habitesha nëse protestuesit do t’i kërkonin Vuçiçit të largohej dhe jam i bindur se protestuesit nuk do ta braktisin lehtë sheshin e protestës.
Edhe komuniteti ndërkombëtar tani ka filluar të marrë pozicion të qartë se Vuçiç nuk e përfaqëson shtetin serb, nuk është garant i të drejtave të njeriut, por në fund të fundit është ai që e ka pushtetin në dorë.
23 maji mund të mos jetë njësoj si “Dita D” e Luftës së Dytë Botërore, por do të ketë rëndësinë e saj. Presidenti Vuçiç mund të mos përpiqet të arrestojë njerëz gjatë kësaj proteste, por do të përpiqet të ushtrojë presion për të dekurajuar njerëzit që të marrin pjesë në protestë.
Ditën e djeshme u përkujtuan disa ngjarje të vjetra dhe Vuçiç doli në ekran dhe u prononcua për zgjedhjet presidenciale dhe jo ato parlamentare. Jemi në një moment kyç kur protesta e studentëve duhet të kristalizohet, duhet të marrë formë, sepse aktualisht ka shumë liderë në radhët e tyre dhe ky është një problem.
Vuçiç në fund mund të vendosë që në mënyrë paqësore mundet të lërë postin e presidentit, por jo pushtetin. Jo tërë pushtetin.
Ai ka shumë sfida, jo vetëm politikisht, por edhe për vëllain e tij dhe nuk ka ditur kur njerëzit nuk mendojnë se si t’i themi lamtumirë diktaturës dhe të presim zgjedhjet. Por Vuçiç po vazhdon të luajë lojën”, u shpreh ai.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij