Protestat në vend, Grida Duma: Në këtë moment vetëm dhuna policore nuk pranohet
Pavarësisht se Policia e Shtetit ka thënë se nuk do të lejojë protestat, qytetarët duken të vendosur të kërkojnë llogari përmes tubimeve për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma tha në Euronews Albania se vrasja e të riut është pika kulmore, e cila ka çuar më pas në pakontrollueshmërinë e zemëratës së qytetarëve.
Ajo u shpreh se në këtë moment të gjitha sjelljet mund të tolerohen, por kurrsesi dhuna, që sipas saj Policia e Shtetit e ka ushtruar kundër protestuesve.
“Jemi në një moment, i cili kërkon qartësi të plotë. Sot protestojnë qytetarët ndaj dhunës së policisë dhe policia bën dhunë ndaj qytetarëve. Protestohet kundër dhunës se kemi pasur vrasje nga policia, e cila është pikë kulmore dhe ngjarje e pangjashme dhe numërohen me gishtat e dorëns në të gjitha vendet e botës. Në këtë moment vetëm dhuna policore nuk pranohet në këtë mënyrë. Vrasja e Klodian Rashës është vetëm një kulmim. Ne kemi parë sjelljen e dhunshme të Policisë. Askush nuk ka për t’i harruar shkopinjtë dhe sprucën e gazit lotsjellës mbi qafën e të gjakosurve (dhuna në protestat), tha znj. Duma.
Ish-deputetja tha se qeveria shqiptare duhet të përulet përballë ngjarjes së rëndë dhe jo të dëshmojë forcën kundër të zemëruarve.
“Ne nuk jetojmë në një vend qe kemi trashëguar drejtësi qindra vjeçare, dhe është krejtësisht e moralshme që protestat të mbrojnë të drejtën e e qytetarëve, sepse mungojnë institucionet e drejtësisë. Sot nuk jam unë që po e them këtë, por sot vazhdon revolta e qytetarëve, dhe unë e lexoj si pikë kulmore. Shumë gjëra duhet të ndodhin. Është sjellja me përulësi e qeverisë, e të gjithëve me radhë, gjë e cila nuk po ndodh. Ka ndodhur një tragjedi”, tha ajo.
Ajo iu përgjigj gazetares Bruna Çifligu se thirrjet në protestë “Rama ik” nuk kanë prapavijë politike, por shton se ato janë thirrje të të rinjve, të cilët ndihen të dhunuar e të braktisur nga qeveria e kryeministrit Rama.
“Nuk kam asnjë qëndrim mbi fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, ku sytë edhe veshët e mendjes së qeverisë nuk shohin më realitetin. Qytetarët e shohin se në çfarë situate është vendi. Nuk është vetëm një çështje. Janë të rinjtë, të cilët fatkeqësisht, janë shtresa që ka qenë më shumë pre e dhunës policore. Policia duhet profesionalisht ta qetësojë situatën. Pse përdoret gaz lotsjellës dhe ujë njëkohësisht? Brenda 10 minutash përdoret ujë dhe gaz. Kur përdoret kjo, kjo përdoret në situata in-extremis. Këta i kanë vendosur policët të pambrojtur në protesta”, tha ajo.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta