Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

21 Qershor 2026 | 10:16

Duke folur nga podcast-i i tij, kryeministri Edi Rama u ndal përsëri te protestat, ndërsa tha se një betejë botërore kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump u spostua në Nartë.

Rama tha se kjo solli kushtet që të krijohej një revolucion imagjinar, ndërsa theksoi se disa partiçka, sipas tij, tentuan të përfitonin nga kjo.

“Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s’na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër. Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër. Çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se shumë qytetarë mendojnë se po mbrojnë flamingot, Zvërnecin apo Shqipërinë, por në realitet, sipas tij, po mbrojnë interesa të dikujt tjetër, për të cilat interesat e vendit nuk kanë asnjë vlerë.

Sipas Ramës, njerëzit shpesh besojnë se po luftojnë për diçka fisnike, ndërkohë që në fakt bëhen pjesë e një beteje që nuk është më e tyrja.

“Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim në ekranin e celularit, duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar, të montuar dhe të amplifikuar, që të krijon ndjesinë se je pjesë e një komuniteti më të madh dhe nuk je më vetëm. Prandaj sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, që mendojnë se po mbrojnë natyrën, flamingot apo një pasuri që u përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe meriton respekt si qëllim, por pyetja është: po e mbrojnë nga kush? Nga unë, nga ne? Ne mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme dhe të prerjes së pyjeve i kemi pasur dhe i kemi ende lajtmotiv të punës sonë. Prandaj thirrja ime është që, me respekt për motivin, të mos përjashtohet detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti dhe nga slogane që përhapen më shpejt se faktet, atëherë idealizmi dhe dëshira e sinqertë kthehen në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se gjatë protestës së së shtunës,...
10:04 | 21/06/2026

Armëpushimi në Liban “ringjall” bisedimet SHBA-Iran, Witkoff dhe Araghchi drejt Zvicrës

I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi po shkojnë të dy në Zvicër për bisedime, tha Axios të premten,...
08:28 | 20/06/2026

Vetëm pak orë pas marrëveshjes me Hezbollahun, ushtria izraelite bombardon Libanin jugor. Raportohen 5 viktima

Të paktën pesë persona u vranë mëngjesin e kësaj të shtune në sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me dronë në Libanin jugor, njoftoi media shtetërore...
08:03 | 20/06/2026