‘Protestë masive’, Korreshi: Të mos i zhgënjejmë demokratët me problemet në parti
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi e ka cilësuar si masive protestën e sotme të opozitës.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Korreshi u shpreh se nuk duhet të zhgënjehen demokratët, nga problemet e brendshme të partisë.
“Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë. Nuk ka rëndësi se kush është trenisti, e rëndësishme është që treni i Partisë Demokratike dhe unë aty do të jem gjatë gjithë kohës. Sot ishte një protestë masive, ku mijëra të pakënaqur, kishte dhe qytetarë, familjarë që nuk ishin militantë.
Kjo protestë tregon që njerëzit kanë reaguar dhe masin tempin sesa realisht janë mërzitur me këtë qeveri, dhe strukturat që marrin vetëbesim sa i përket zgjedhjeve të ardhshme. PD ka probleme në strukturë”, theksoi ai.
Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
LEXONI GJITHASHTU
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë