Incidenti në fund të protestës, Balliu: Donim të jepnim një mesazh duke ndezur qiri

12 Nëntor 2022 | 21:12

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar incidentin që ndodhi në fund të protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Balliu u shpreh se protestuesit donin të jepnin mesazh duke ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën nga institucionet e Policisë së Shtetit.

“Është shoqëruar vetëm një person, i cili është lënë i lirë tani dhe po shoqërohet në banesën e tij. Ajo që ka rëndësi, është farë normale që në situatën aktuale ku jemi sot, ajo protestë nuk mund të përmbyllej një mesazh mbarëkombëtar, që qytetarët shqiptarë të vdesin nga institucionet e Policisë së Shtetit. Qytetarët kërkuan të vendosnin qiri, nuk po lejohej, por nuk do na ndalonin as dy mijë kordone policie”, theksoi ai.

Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026

Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin “MetLife” në New Jersey për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes...
22:24 | 19/07/2026