Protestë në Francë pas gjobitjes së myslimaneve që bënë not të mbuluara
Disa aktiviste muslimane janë gjobitur pasi shkuan në një pishinë në Grenoble të mbuluara. 5 gratë hynë në pishinë të mërkurën, duke bërë që e gjithë pishina të boshatisej me urdhër të zyrtarëve, u shpreh policia franceze.
“Burkinit” – një lloj veshje plazhi që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës – janë bërë të jashtëligjshme nga shumë bashki franceze që nga viti 2016, me pretendimin se këto kostume prekin ‘vlerat laike’ të Francës. Por aktivistet bëjnë thirrje se ky vendim është i rrënjosur thellë në Islamofobi – frikë apo urrejtje për fenë Islame.
Aktivistet muslimane kërkojnë të drejtën për të zgjedhur çfarë veshin duke marrë për shembull ata që zgjedhin kostum banje me trup, veç e veç, bikini, braziliane madje edhe nudo, – të gjithë kanë të drejtën e tyre për sa kohë nuk dëmtojnë askënd.
Ky incident vjen pas debateve të forta mes krye-bashkiakut të Grenoble, Éric Piolle me qeverinë franceze rreth të drejtës për t’u larë me kostume banje që mbulojnë të gjithë trupin.
Organizata muslimane shprehet se këto ligje janë “diskriminuese” dhe u zotuan ta vazhdojnë betejën e tyre.
Ndërkohë, Bashkia e Grenoble tha se aktivistet kishin bllokuar hyrjen e të tjerëve në pishinë dhe për këtë arsye ishin kërkuar të largoheshin me forcë, por “qetësisht” dhe “pa dhunë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur