Protestë për strehimin në Spanjë, manifestuesit kërkojnë uljen me 50% të qirave
Disa mijëra persona mbushën rrugët në Barcelonë për të kërkuar një ulje me 50 për qind të qirave dhe për të paralajmëruar me grevë nëse situata e strehimit nuk përmirësohet.
Autoritetet raportuan se në protestë morën pjesë 22 mijë persona, por organizatorët thanë se ata ishin 126 mijë.
Manifestimi, i organizuar nga një sindikatë, kishte parullën “Mjaft me kaq” në dialektin katalanas. Kërkesat e qytetarëve përfshinin promovimin e kontratave me afat të pacaktuar me qëllim dhënien fund të shantazheve dhe pasigurive, rikuperimin e shtëpive për të banuar dhe ndalimin e blerjeve spekulative.
Një raport i Bankës së Spanjës tregon se rreth 40 për qind e qiramarrësve spanjollë shpenzojnë 40 për qind të të ardhurave për pagesën dhe detyrime të tjera, shumë më lartë krahasuar me mesataren e BE-së prej 23 për qind.
Tubimi në Barcelonë vjen vetëm një muaj pasi mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Madridit për të njëjtin motiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s