Protestë për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti, Rama: Hiena që kërkojnë gjak
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmërimit për një protestë qytetare për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurtit, i cili humbi jetën 2 ditë më parë pas shoqërimit nga policia.
Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se ata që prej 24 orësh po akuzojnë policinë për një vdekje për të cilën prokuroria folur qartë kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak.
“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?! Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!” shkruan Rama.
Më herë në një deklaratë Rama u shpreh për këtë çështje se duhet të presim konkluzionet e hetimeve. Ai akuzoi opozitën se këtë ngjarje duan ta lidhin me rastin e Klodian Rashës për të nxjerrë njerëzit në protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Duart tuaja me gjakun e shqiptarëve”, thirrje për protestë sot në 20:00
- Vdekja e Laer Kurtit, Rama: Presim përgjigjen e hetimeve
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun