Protestuesit djegin Kuranin para ambasadës së Irakut në Danimarkë

24 Korrik 2023 | 17:17

Një grup i vogël protestuesish në Danimarkë të hënën dogjën një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të fesë islame, përpara ambasadës së Irakut në Kopenhagë, duke rrezikuar kështu një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Grupi që e quan veten “Patriotët danezë” gjithashtu mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook.

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen e dënoi atë akt si një “marrëzi” nga disa individë, duke i thënë transmetuesit kombëtar DR:

“Është një akt i turpshëm të ofendosh fenë e të tjerëve. Kjo vlen për djegien e Kuranit dhe simboleve të tjera fetare. Nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të provokojë dhe të krijojë përçarje”.

Megjithatë, ai theksoi se djegia e librave fetarë nuk ishte një krim në Danimarkë.

Disa mijëra irakianë demonstruan në Bagdad të shtunën mbi djegien ose dëmtimin e Kuranit gjatë protestave anti-islame në Suedi dhe Danimarkë, në një tubim të thirrur nga partitë në pushtet irakiane dhe grupet e armatosura, shumë afër Iranit.

Kjo përpjekje, e zmbrapsur nga forcat irakiane të sigurisë që hodhën gaz lotsjellës, sipas një burimi qeveritar, erdhi 48 orë pasi ambasada suedeze u pushtua dhe u dogj në shenjë proteste ndaj djegies së planifikuar të Kuranit në Stokholm.

Iraku dënoi sulmin ndaj ambasadës, por edhe dëboi ambasadorin suedez.

Shumë shtete myslimane dënuan fyerjet ndaj Kuranit javën e kaluar në protesta në Suedi dhe Danimarkë, të cilat të dyja lejojnë djegien e librit nën mbrojtjen ligjore për lirinë e fjalës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026