Protestuesit hedhin bojë në dritaret dhe muret e Kryeministrisë

12 Nëntor 2022 | 19:00

Tensione para godinës së Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur bojë dhe tek dritaret dhe muret e godinës.

Ndërkohë ka pasur goditje të dyerve të Kryeministrisë nga ana e protestuesve. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar apo lënduar.

Protesta ka nisur pak më pas orës 16:00, nga u lajmërua fillimisht.

Në këtë protestë, pati një numër të lartë qytetarësh me pankarta në duar që kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama.

Gjithçka shkoi e qetë deri në momentin që Berisha përfundoi fjalimin. Pas largimit të kryedemokratit filluan dhe tensionet.

Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026