Protestuesit në Divjakë përplasen me policinë, thyejnë xhamat e kabinës
Rreth orës 10:30 të së premtes ka nisur dhe protesta për Parkun e Divjakës. Për të dytën ditë radhazi ata janë përplasur me policinë e cila është përpjekur t’i largojë nga trau.
Ata kanë gjuajtur me gurë në drejtim të kabinës dhe kanë thyer xhamat e saj.
Qytetarët u nisën nga qendra e Divjakës dhe marshuan në drejtim të parkut.
Sipas vendimit vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
Ministria përjashtoi pas protestës së djeshme banorët e zonës nga tarifa, por për Euronës Albania divjakasit thonë se ky vendim është marrë vetëm sepse kanë frikë nga çfarë pritet të ndodhë në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)