Protestuesja kundër luftës mbulohet me “gjak” në tapetin e kuq të Kanës

22 Maj 2023 | 19:07

Një grua e veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas u largua nga tapeti i kuq nga stafi i sigurisë në Festivalin e Filmit në Kanë të dielën, pasi ajo derdhi gjak të rremë mbi veten në shenjë proteste kundër luftës.

Incidenti ndodhi para premierës së filmit Acid të regjisorit francez Just Philippot të dielën në mbrëmje, në festivalin në jug të Francës.

Nuk ishte e qartë pse demonstrata u zhvillua në atë shfaqje.

Protestuesja, e veshur me një fustan verdhë e blu dhe këpucë me taka blu, dukej se kishte shtrirë dorën në fustanin e saj dhe kishte nxjerrë dy kapsula me substancën e kuqe, përpara se t’i lëshonte mbi kokë, ndërsa buzëqeshte para kamerave.

Gjaku i rremë u grumbullua në shkallët e tapetit të kuq poshtë saj. Më pas gruaja u shoqërua nga një roje për të zbritur shkallët dhe u largua nga ngjarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026