PS dhe PD nuk gjejnë gjuhë të përbashkët në Komisionin Hetimor

27 Tetor 2021 | 13:44

Socialistët dhe demokratët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe në mbledhjen e tretë, anëtarët debatuan për rendin e ditës, ku socialistët kërkuan që të përfshihej në rendin e ditës shqyrtimi i rregullores. Por kjo kërkesë nuk u pranua.

“U rrëzua fatkeqësisht, për këtë arsye rendi i ditës ngelet ai që është ofruar prej meje në cilësinë e kryetarit”, tha Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisw Demokratike njëherazi kryetari i Komisionit.

Pas votimit, anëtarët e Partisw Socialiste u larguan për t’u rikthyer disa minuta më vonë, ku pas debateve të tjera vendosën të largoheshin përfundimisht nga mbledhja.

Me largimin e tyre, Alibeaj u përplas me administratën e kuvendit duke e paralajmëruar për kallëzim penal nëse ndërpritet transmetimi i mbledhjes.

“Nëse do të merrni urdhra të paligjshme apo do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do të jem i detyruar për të ushtruar të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithkënd nga ju deri në kallëzim penal”, tha ai.

Pak sekonda më pas ndërhyri drejtoresha e shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, Lefterie Luzi e cila i kërkoi Alibeajt ta ndërpriste pasi nuk plotësonte kuorumin pas largimit anëtarëve socialistë.

Por kërkesa e Luzit për Alibeajt ishte ndërprerje e mbledhjes dhe ndaj kërkoi ndihmën e gardës për ta larguar.

“Ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë”, tha ai.

Pak minuta më vonë, kuvendi hoqi sinjalin e transmetimit, por kjo nuk i ndaloi demokratët për të vijuar mbledhjen, të cilën disa minuta më vonë e transmetuan në rrjetet sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026